Gjuha

Monedha

Login

Aletoss+ – Shurup për kollë më sekrecion dhe kollë të thatë

Përshkrimi

Aletoss+ – Shurup për kollë me sekrecion dhe kollë të thatë
Shurupi Aletoss+ është një shurup me përbërës natyralë, i cili ndihmon në luftimin e kollës së thatë dhe kollës me sekrecione, si dhe vepron kundër alergjive të ndryshme në organizëm.
Aletoss+ ofron veprim mukolitik dhe ndihmon në rritjen e imunitetit. Ai hollon dhe lehtëson daljen e sekrecioneve, duke përmirësuar funksionimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Përfitimet kryesore

Ndihmon në lehtësimin e kollës së thatë dhe kollës me sekrecione.
Ofron veprim mukolitik dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve.
Përmirëson funksionimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
Vepron kundër alergjive të ndryshme.

Karakteristikat kryesore

I përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
Shije frutash pylli.
Mund të përdoret për një periudhë të gjatë kohore.
Nuk raportohet të ketë efekte anësore.

Përbërësit aktivë

N-Acetilcisteina – ofron veprim mukolitik dhe ndihmon në sekretimin e lehtë të sekrecioneve.
Drosera – me veprim antiinflamator dhe qetësues për kollën.
Trumzë (Thymus) – me veprim antiseptik për infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
Zink – me veti antioksiduese dhe forcuese të sistemit imunitar, përforcon qelizat mbrojtëse kundër viruseve dhe baktereve.
Rrush i zi pa fara (Ribes nigrum) – me veprim antihistaminik, antiinflamator dhe antioksidant.

Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandimi i dozimit sipas moshës:

Për fëmijët nën peshën 10 kg: 2.5 ml, 3 herë në ditë.
Për fëmijët mbi peshën 10 kg: 5 ml, 3 herë në ditë.
Për të rriturit: 10 ml, 2 herë në ditë.

Tundeni produktin përpara përdorimit dhe mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Detajet

Marka

Aletoss+

Kodi i produktit

FC-427967-5306000082349

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme