Gjuha

Monedha

Login

Aptamil – Pregomin Allergy Digestive Care

Përshkrimi

Aptamil Pregomin Allergy Digestive Care
Aptamil Alergy Digestive Care është formulë e kompletuar, e përgatitur për fëmijë që vuajnë nga alergjia ndaj qumështit të lopës, dhe malabsorbimi. Ushqim për qëllime të vecanta mjekësore. Jepet me këshillën dhe nën vëzhgimin e mjekut. Qumështi i lopës shkakton alergji tek 2-7% e fëmijëve.
Simptomat e shkaktuara si pasojë e alergjisë nga qumështi i lopës (CMPA) zakonisht ndodhin brenda javës nga momenti i dhënies. Përfshijnë sisteme të ndryshme organesh kryesisht lekurën, sistemin gastrointestinal dhe respirator. Pjesa më madhe e fëmijëve me alergji nga qumështi i lopës kanë dy ose më shume simptoma.Këta fëmijë mund të ndahen në dy nëngrupe, kjo në varësi të organit ku shfaqet reaksioni dhe kur shfaqet fillimisht reaksioni alergjik.
 Aptamil Pregomin ka për qëllim:

Rregullimin e dietës së foshnjave të cilët janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit të lopës
 Ushqimi i parë zëvendësues tek fëmijët që nuk janë ushqyer kurrë me gji
 Pjesë e një diete të përzier pas gjashtë muajsh

Udhëzime mbi përdorimin

Zieni ujin e freskët dhe lëreni të ftohet në 40°C. Mateni sasinë e kërkuar të ujit në një biberon të sterilizuar
Përdorni lugën që gjendet brenda kutisë per matjen e pluhurit
Shtoni sasinë e saktë të pluhurit në ujë. Kjo mund të gjendet në tabelën udhëzuese në anën e pasme të paketimit
Mbyllni shishen dhe tundeni mirë derisa pluhuri të tretet plotësisht.
Para se t’ia jepni foshnjës, kontrolloni temperaturën në anën e pasme të dorës; temperatura e qumështit nuk duhet të kalojë 37 ° C

Detajet

Marka

Aptamil

Kodi i produktit

FC-369147-8718117609215

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme