Gjuha

Monedha

Login

ATC – Çaj për Veshkat

Përshkrimi

ATC Çaj për Veshkat
Përbërja: Mustaqe misri, rrënjë gjuhënuse, gjethe mështekne, fier guri, bisht kali, fletë gërdeci, dëllenjë e zezë, fletë hithre, lule bliri, gjethe majdanozi, lule shtogu, rrënjë grami, rradhiqe, bishta qershie.
Vetitë kuruese: Çaji në sajë të përbërjes së tij, shton ndjeshëm urinimin dhe ka aftësi tretëse. Përdoret për gurët e veshkave me natyrë fosfatesh, uratesh e karbonatesh. Mustaqet e misrit rrisin 2-3 herë diurezën dhe këshillohen edhe kundër acarimit të fshikëzës, urinimit me gjak, etj. Rrënjët e gjuhënuses rekomandohen kundër rërës që formohet në veshka dhe në rrugët urinare. Bishti i kalit në sajë të kripërave të kalciumit dhe të esencës me veprim antimikrobik përdoret si antiseptik dhe diuretik në sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës urinare. Veprimi diuretik i çajit rritet nga prania e bishtave të qershisë dhe gjetheve të mështeknës. Fieri i gurit, gjithashtu, është një tretës i mirë tek gurët e veshkave. Fletë hithra, lëvorja fasules, dëllenja, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare. Gjethet e Gërdecit veprojnë si një antiseptik për rrugët urinare.
Udhëzime mbi përdorimin
Masa e dy lugëve gjelle hidhet në një enë ku shtohen dy gota me ujë të ftohtë. Përzihen dhe lihen në qetësi për gjithë natën (10-12 orë). Në mëngjes lëngu kullohet dhe ruhet në veçanti. Në mbetjen e bimeve shtohen tre gota me ujë dhe zihen për 5-10 min. Lihet të ftohet e mbuluar. Pas ftohjes çaji kullohet dhe përzihet me të parin. Do të kemi mbi tre porcione çaji, për tu konsumuar në mëngjes, drekë dhe darkë, për gjatë gjithë ditës.

Detajet

Marka

ATC

Kodi i produktit

FC-229959-DOREZAS26

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme