Gjuha

Monedha

Login

ATC – Sherebelë Fletë

Përshkrimi

Përbërja: Sherebelë
Vetitë Kuruese: Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër heqjes së barkut, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetëvete është një konservues natyror shumë i mirë. Përdoret në rastet e bronkiteve, depresioneve si dhe në formë gargare në infeksione të gojës apo të bajameve. Përdoret si larës trupi e lëkure në rastet e reumatizmës si dhe mjaft efikas në djersitjen e tepruar ose thjesht në aromatizimin e trupit.
Kujdes! Për përdorime specifike këshillohuni më parë me mjekun tuaj! Duhet të respektohen dozat si dhe, këshillojmë të mos përdoret për periudha të gjata kohore (mbi tre jave) pa ndërprerje. Nuk këshillohet të meret nga gra në periudhën e shtatzanisë si dhe gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji.
Përgatitja: Në një enë (200ml) ku ështe hedhur ujë i sapovaluar shtohet masa e një luge gjelle me sherebelë. Mbulohet me një kapak dhe lihet për 10-15 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë 2 herë gjatë ditës

Detajet

Marka

ATC

Kodi i produktit

FC-229823-DOREZAS34

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme