Gjuha

Monedha

Login

Avent – Manual Breast Pump

Përshkrimi

Avent Manual Breast Pump
Pompa Manuale e Gjirit Philips Avent me teknologjinë e rrjedhjes natyrale
Pompa manuale portative e gjirit Philips Avent me teknologjinë e rrjedhjes natyrale e frymëzuar nga mënyra e thithjes së foshnjës, për një lëshim të shpejtë të qumështit. Përputhet me çdo madhësi, ritmin dhe vakumin mund ta pershtatni sipas dëshires.
Ju ndihmon në stimulimin e shpejt të rrjedhjes së qumështin
Koka inovative prej silikoni, e frymëzuar nga thithja unike e foshnjës, stimulon gjirin për të filluar lëshimin e qumështit në mënyrë të shpejtë. Kjo lejon nxjerrjen e qumështit në mënyrë komode dhe efektive.
Koka e butë prej silikoni vjen në një madhësi që i përshtatet të gjithë nënave
Duke qenë se anatomia e secilit individ ndryshon, koka prej silikoni përshtatet butësisht dhe me fleksibilitet me koken e gjirit, duke u përputhur 99.98% të madhësive  (deri në 30 mm).
Rëndësia e zgjedhjes së madhësisë së duhur të kokes së biberonit
Nëse foshnja juaj nuk arrin të marrë sasinë e duhur të qumështit gjatë seancave të ushqyerjes ose ka vështirësi në marrjen e qumështit, është e këshillueshme të përdorni një koke biberoni me rrjedhje më të lartë. Nëse problemet e ushqyerjes vazhdojnë, konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.
Ideale për nënat që ushqejnë fëmiijën në lëvizje
Pompa është e vogël dhe e lehtë, duke e bërë të lehtë për tu ruajtur dhe transportuar, gjë që e bën nxjerrjen e qumështit të thjeshtë dhe diskrete kur jeni jashtë shtëpisë.
Lehtëson procesin e rrjedhjes së qumeshtit para ose gjatë ushqyerjes
Kjo pompë manuale e gjirit është ideale për nënat që duhet të nxjerrin qumështin e tyre ndërsa janë larg shtëpisë ose para ushqyerjes.
Zgjidhni ritmin dhe përshtateni me rrjedhjen tuaj të qumështit
Ju mund të rregulloni ritmin e pompimit dhe fuqinë e thithjes sipas nevojave tuaja, komoditetit dhe rrjedhjes së qumështit.
Nuk është e nevojshme përkulja përpara
Relaksohuni dhe uluni rehat gjatë nxjerrjes së qumështit, falë dizajnit që ju lejon të qëndroni drejt, në vend që të përkuleni përpara.
E lehtë për t’u pastruar dhe montuar
Me pak pjesë përbërëse, pompa është e lehtë për t’u montuar dhe pastruar.
Nxirrni qumështin dhe ushqeni menjëhere fëmijën tuaj
Për të ushqyer foshnjën me qumështin e nxjerrë, thjesht vendosni koken e biberonit në shishen e qumështit. Për ta ruajtur qumështin për ushqyerje më vonë, mbylleni shishen duke përdorur kapakun e mbylljes.
Zgjidhni rrjedhën e duhur të kokë së biberonit për foshnjën tuaj
Çdo foshnjë ushqehet ndryshe dhe zhvillohet me ritmin e tiij. Avent ofron një gamë rrjedhjesh që ju lejon të gjeni atë të përshtatshmen për foshnjën tuaj dhe të personalizoni shishen. Të gjitha kokat Natural janë prej silikoni të butë.

Detajet

Marka

Avent

Kodi i produktit

FC-31609-8710103943969

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme