Gjuha

Monedha

Login

Bio-Oil – Skincare Specialist Oil

Përshkrimi

Vaj specialist për trajtimin e lëkurës, Bio-Oil është formuluar specifikisht për:

Ushqyerjen e lëkurës gjatë shtatzanisë, gjatë adoleshencës ose periudhave të marrjes së shpejtë të peshës duke ndihmuar në rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe reduktimin e strijave. Ndihmon në përmirësimin e strijave ekzistuese.
Ndihmon në përmirësimin e shenjave (të reja dhe të vjetra)
Ndihmon në njollat e errëta në lëkurë si pasojë e ndryshimeve hormonale ose ekspozimit në diell.
Vepron kundër rrudhave në fytyrë dhe trup
Hidraton lëkurën dhe rivendos barrierën e saj për të mbajtur lageshtinë

Bio-Oil është formuluar me një përzierje vajrash esenciale bimore dhe vitamina, të njohura për benefitet në shëndetin e lëkurës. Bio-Oil përmban një përbërës unik të quajtur PurCellin Oil™, i cili ul viskozitetin e formulimit, e bën më të lehtë, duke u përthithur lehtësisht nga lëkura.
Përmban:

Vitaminë A – ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, teksturës dhe tonit
Vitaminë E – rrit hidratimin e epidermës, duke e bërë lëkurën më të butë.
Vaj Kalendule – antioksidant natyral i cili rigjeneron dhe stimulon rritjen e qelizave të reja
Vaj Livandoje – veti zbutëse dhe qetësuese
Vaj Rozmarine – ka veti të lehta antiseptike, duke ulur enjtjen dhe inflamacionin në lëkurë
Vaj kamomili – qetëson, zbut dhe është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme

Bio-Oil është hipoalergjik dhe i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme. Nuk është testuar në kafshë.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni dy herë në ditë në zonat që doni të trajtoni, me lëvizje rrethore, për një minimum prej 3 muajsh. Mos e aplikoni në plagë të hapura. Gjatë shtatzanisë, duhet të aplikohet që në fillim të tremujorit të dytë.

Detajet

Marka

Bio

Kodi i produktit

FC-345075-6001159116318

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme