Gjuha

Monedha

Login

COSRX – The Retinol 0.1 Cream

Përshkrimi

COSRX The Retinol 0.1 Cream
Retinoli 0.1% i pastër nga COSRX ofron irritim të ulët në lëkurë.
Një zgjidhje me irritim të reduktuar, krijuar me raportin optimal të përbërësve kryesorë për përdoruesit e retinolit për herë të parë, që sapo kanë filluar të vërejnë shfaqjen e linjave të holla në lëkurë.
Zgjedhja e përsosur për të parandaluar dhe korrigjuar shenjat e hershme të plakjes përpara se të shfaqen, për një çehre rinore dhe rrezatuese!
Rezultatet klinike vihen re në 4 javë. I përshtatshëm për përdorim nga lëkurat të prirura ndaj akneve. Produkt jo komedogjenik.

18.62% përmirësim i rrudhave (ballit)
18.32% përmirësim i rrudhave (nazolabiale)
16,25% përmirësim i rrudhave (zona e syve)
12,81% përmirësim i elasticitetit (elasticiteti i jashtëm)
12,66% përmirësim i lifting (këndi i gojës)
10.30% përmirësim i lifting (mjekrës)
4.16% përmirësim i moshës së lëkurës

Rezultatet klinike në 2 javë

45,14% përmirësim i poreve (vëllimit)
42.07% përmirësim i poreve (sipërfaqes)

Përbërësit kryesor

Retinol i pastër (Vitamina A): Zvogëlon rrudhat dhe linjat e holla
Panthenol: Mbron dhe hidraton lëkurën nga faktorët e jashtëm
Adenozina: Aktivizimi i qelizave të lëkurës. Përmirëson elasticitetin dhe rrudhat
Tokotrienol (Super Vitamina E): Redukton shenjat e dukshme të plakjes dhe dëmtimin e lëkurës

Udhëzime mbi përdorimin
Fillojeni përdorimin e produktit dalëngadalë!

Pas përdorimit të esencës ose serumit, merrni një sasi të vogël me gishtin e unazës. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë, qafë dhe në pjesët problematike me rrudha.
Nisni përdorimin fillestar në tri herë në javë; gradualisht rrisni frekuencën në çdo natë të dytë, përdoreni sipas tolerimit.

Java 1-2

Frekuenca: përdoreni çdo ditë të dytë gjatë natës
Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e hidratuesit, aplikoni një sasi të vogël në zonat me shqetësim. P.sh. nën sy, gojë, ballë dhe qafë
(Sasia e rekomanduar: 0.1 ml për seksion / 1 kokërr oriz)

Java 3

Frekuenca: mund të aplikohet çdo natë
Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e hidratuesit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.

Do të keni një ‘periudhë përshtatjeje’ kur përdorni retinol. Faza e “tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të përshtatjes individuale, derisa të mos përjetoni shqetësime. Rritni gradualisht frekuencën dhe zonat e aplikimit.

Detajet

Marka

COSRX

Kodi i produktit

FC-456231-8809598454996

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme