Gjuha

Monedha

Login

Curasept – ADS-DNA Toothpaste Perio Pro

Përshkrimi

Curasept ADS-DNA Toothpaste Perio Pro
Pasta falë përbërjes së saj, mundëson kontrollin efektiv të formimit të pllakave bakteriale dhe përshpejton procesin e shërimit të indeve dhe rigjenerimin e gingivave. Rekomandohet si një mbështetje plotësuese e terapisë me Curasept Xhel Paradontal dhe Shplarësit ADS Perio: 

Për të mbështetur trajtimin e periodontitit
Gjatë shërimit të indeve ne fazat post-operatore për shkak të patologjive periodontale dhe pas vendosjes së implanteve dentare
Për përdorim të zgjatur deri në 4 muaj sipas udhëzimeve të një dentisti ose ortodonti.

Formula përmban

Klorheksidinë (CHX 0,12%): E cila me veprimin e saj antiseptik dhe qëndrueshmërinë në sipërfaqen e indeve të forta dhe të buta siguron kontroll të zgjatur në parandalimin e formimit të pllakës bakteriale.
Fragmentet e ADN-së: Që aktivizojnë rigjenerimin e qelizave, kanë një efekt anti-inflamator dhe përshpejtojnë rigjenerimin e mishrave të dhëmbëve.
Acidi hialuronik: Në dy forma të ndryshme vepron si mbrojtje kundër depërtimit të baktereve në plagë, ndërkohë që përshpejton rigjenerimin e indit të mishrave të dhëmbëve nga brenda, për shembull pas heqjes së dhëmbit, operacionit dhe implantimit.
Sistemi i përmirësuar ADS-NEW: I cili është vërtetuar klinikisht se ruan në mënyrë efektive bardhësinë e dhëmbëve tuaj, siguron që perceptimi i shijes të mos ndryshojë, duke siguruar kështu përdorim të sigurt dhe komod.

Nuk përmaban alkol, i cili shkakton tharje të mukozës orale, gjithashtu nuk përmban agjent shkumës SLS që zvogëlojnë efektivitetin e klorheksidinës.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet larje e rregullt e dhëmbëve dy herë në ditë. Për përdorim të zgjatur deri në 4 muaj sipas udhëzimeve të një dentisti ose ortodontit.

Detajet

Marka

Curasept

Kodi i produktit

FC-605005-8056746073961

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme