Gjuha

Monedha

Login

Doppel Herz – Hair Intensive

Përshkrimi

Doppel Herz Hair Intensive
Moria e trajtimeve të cilave i nënshtrohen flokët tonë si krehjet, lyerjet, tharja, ekspozimi ndaj diellit, ujit me kripe dhe klorit shkakton dëmtime serioze të flokëve. Në ditët e sotme, flokët e bukur formojnë idealin e bukurisë së shoqërisë sonë dhe janë të rëndësishëm për mirëqenien tonë. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë flokët tanë të duken bukur.
Flokët prodhojnë performancë maksimale ditore përmes rinovimit ose rritjes. Për këtë ata kanë nevojë për lëndë ushqyese dhe lëndë ndërtuese, të cilat duhet t’i furnizojmë rregullisht dhe mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit. Në mënyrë që rrënja e flokëve të kryejë funksionet normale të riprodhimit të qelizave ajo ka nevojë për shumë nutrientë të cilët gjenden në DoppelHerz Hair Activ.

Biotina dhe zinku ndihmojnë në mirëmbajtjen e flokëve të shëndetshëm.
Bakri mbështet pigmentimin normal të flokëve (ngjyrën).
Acidi folik në kombinim me vitaminën B12 mbështet ndarjen qelizore.
Vitamina B1, vitamina B2 dhe acidi pantotenik kontribuojnë në metabolizimin normal energjitik.
Vitamina B6 është e domosdoshme për sintezën e aminoacidit cisteinë. Elementi gjurmë molybdenum kontribuon në metabolizimin e aminoacideve që përmbajnë squfur. L-Cisteina është një aminoacid që përmban squfur dhe që gjendet kryesisht në proteinat fibroze (keratinë) në flokë dhe thonj. Keratina i jep flokëve dhe thonjve fortësi.
L-metionina është gjithashtu një aminoacid që përmban squfur. Meqë trupi i njeriut nuk është i aftë ta prodhoj vetë këtë aminoacid ai duhet të merret me anë të ushqimit apo shtesave ushqimore.
Metionina përdoret në formimin e cisteinës.
Bishtkali (Equisetum arvense) është një nga bimët më të vjetra në botë. Që në lashtësi Arabët dhe Grekët i kanë vlerësuar efektet e kësaj bime në trupin e njeriut. Në Azi Bishtkali kultivohet si perime. Karakteristikë e bishtkalit janë kristalet e vogla të silicës, të cilë përforcojnë muret qelizore.

Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohe marrja e 1 kapsule në ditë. Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

Detajet

Marka

Doppel Herz

Kodi i produktit

FC-2949-4009932132717

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme