Gjuha

Monedha

Login

Frezyderm – Kids Sun Care Cream Spray (SPF50+)

Përshkrimi

Frezyderm Kids Sun Care Cream Spray (SPF50+)
Mbrojtje shumë e lartë ndaj diellit për fëmijë në formë kremi spray. Një pompë speciale spërkatëse që synon shndërrimin e kremit në mikropika për aplikim uniform dhe më të shpejtë, ndërkohë që produkti nuk rrjedh në lëkurë. Teknologjia inovative Switch-Oil Fase krijon një shtresë mbrojtëse hidrofobike me vetitë hidratuese të një kremi pa ndjesi ngjitjeje. Është gjithashtu i pasuruar me “Mbrojtës Radikal të Lëkurës”, mbrojtje aktive me antioksidantë si tokoferol, vaj farash luledielli dhe ekstrakt gjethesh Rosmarinus officinalis, për mbrojtjen dhe restaurimin e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve nga efektet e dëmshme të rrezatimit diellor. Ideale për fëmijë dhe lëkurë fotosensitive. I testuar dermatologjikisht.
Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni mirë para përdorimit. Përhapeni kremin kundër diellit në mënyrë të barabartë duke përfshirë zonat si veshët, balli, hunda, shputat e këmbëve dhe prapa gjunjëve. Aplikojeni kremin mbrojtës ndaj diellit në lëkurën e thatë 15-20 minuta përpara ekspozimit në diell dhe rinovoni çdo orë, duke përfshirë dhe sipërfaqen e lëkurës së mbuluar nga rrobat dhe patjetër pas notit ose fshirjes me peshqir. Shmangni kontaktin me sytë. Mos e spërkatni direkt në fytyrë por spërkatni fillimisht në dorë dhe më pas aplikojeni në fytyrë.

Detajet

Marka

Frezyderm

Kodi i produktit

FC-533398-KID3

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme