Gjuha

Monedha

Login

Përshkrimi

Geek & Gorgeous  B-Bomb
Niacinamidet janë një përbërës multi-funksional, mjaft i njohur për normalizimin e poreve të zmadhuara, qetësimin e lëkurave me tendencë akneike, forcimin e barrierës së lëkurës dhe madje edhe për ndikimin e tij në reduktimin e hiperpigmentimeve/njollave kafe. Kjo formulë përmban një sasi të konsiderueshme te niacinamideve, 10%, ideale për të përmirësuar pamjen e akneve dhe shenjave të tyre. 
Për të rritur edhe përforëcuar edhe më tej fuqinë e Niacinamideve, në këtë formulë u shtuan Zink PCA dhe Sarcosine. Të dy këta përbërës shtesë janë të njohurpër vetitë e tyre në normalizimin e poreve, yndyrës dhe shenjave. 
B-Bomb është një serum me një teksturë të lehtë, e cila përthithet menjëherë dhe hidraton lëkurën. Eshtë punuar shumë që tekstura të jetë mjaft elegante dhe produkti të qëndroj mirë duke u vendosur edhe me produkte të tjera në rutinë dhe mos të rripet. 
Për kë është?

Pothuajse për këdo që kërkon të shtojë Niacinamide në rutinën e kujdesit të lëkurës. Rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse dhe të yndyrshme. 

I përshtatshem për këdo që kërkon të shtojë Niacinamide në rutinën e kujdesit të lëkurës.
Për të gjitha llojet e lëkurave, ideale për lëkurat mikse dhe të yndyrshme.
Problemet e lëkurës:  e yndyrshme, pore të zgjeruara, njolla.

Lloji i lëkurës:
Për të gjitha llojet e lëkurave, ideale për lëkurat mikse dhe të yndyrshme.
Problematika e lëkurës:
Lëkurat e yndyrshme, mikse, me pore të zmadhuara dhe shenja/njolla 
Tekstura:
Teksturë xhelatinore e lehtë, shtresëzohet mirë me produkte të tjera.

Përbërësit kryesorë:

Niacinamide 10% – Një përbërës multifunksional që normalizon poret e zmadhuara, qetëson lëkurën e irrituar, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe redukton hiperpigmentimin. 
Zink PCA – Një kombinim i vetive antibakteriale dhe normalizues të yndyrës të Zink-ut dhe molekulës humektante që gjendet në lëkurë dhe quhet PCA (shkurtimisht – Pyrrolidone Carboxylic Acid). Pra, Zink PCA ka vetitë  e të dyjave duke qënë miqësor me lëkurën, nuk e than atë dhe njëkohësisht normalizon prodhimin e yndyrës. 
Sarcosine – Përbërës derivat i amino-acid që punon si një i ashtëquajtur “5α-reductase” – frenues duke ndihmuar në normalizimin e prodhimit të yndyrës dhe madhësisë së poreve. 
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni disa pika serumi në fytyrë pasi e keni pastruar atë, përpara se të vendosni produktet e tjera në trajtë emulsionesh apo kremrash. Mund të përdoret si në rutinën e mëngjesit ashtu edhe të mbrëmjes. 
Mund të përdoret vetëm, por edhe i kombinuar me produkte të tjera që nxisin më tepër vetitë e Niacinamideve. Një kombinim perfekt do të ishte me serumet HA 5 Light Rich. 
Mos e vendosni atë direkt pas acideve eksfoluese ose pas Vitaminës C të pastër.

Detajet

Marka

Cruelty free · E sigurtë për shtatzani · Fragrance free · Malassezia free · Pa Gluten · Vegane

Kodi i produktit

FC-439192-RJ 168

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme