Gjuha

Monedha

Login

Përshkrimi

Geek & Gorgeous Jelly Joker
Një larës i butë që pastron në thellësi lëkurën duke hequr edhe make-up (përvec atij waterproof). Teksturë e plotë dhe kremoze që pastron pa e tharë lëkurën dhe pa e dëmtuar barrierën mbrojtëse të saj. Nuk djeg sytë, nuk shkumon dhe ka një pH të ulët, shumë miqësor me lëkuren, pH: 5 – 5.4. Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave, edhe ato më të ndjeshmet. 

Cruelty free
Vegan
Pa fragranca dhe vajra esencial
Gluten free
Malassezia free 
E sigurtë të përdoret në shtatëzani

Për kë është?

Mund ta përdorin të gjithë ata që lajnë fytyrën dhe pëlqejnë larës që nuk shkumojnë, teksturë xhelatinore. Ne punuam shumë për ta bërë këtë pastrues të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe të gjitha problemet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjeve ose lëkurën e prekur nga kërpudhat, Malesezia. 

Lloji i lëkurës: 
Për të gjitha llojet e lëkurave, përfshirë ato sensitive.
Problematika e lëkurës:
Mund të përdoret pavarësisht nga problemi i lëkurës.

Tekstura:
Nuk shkumon, teksturë xhelatinore.
Përbërësit kryesorë: 
PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides + Poloxamer 184 – surfaktantë (agjent pastrues) shumë delikat dhe efektiv njëkohësisht, të cilët njihen për përdorimin e tyre të gjerë tek ujrat micelar. 
Xylitylglucoside + Anhydroxylitol + Xylitol – Humektant që rrit lagështinë/hidratimin në lëkurë dhe forcon barrieren e lëkurës gjithashtu. Ndihmon që laresi të jetë shumë i butë dhe hidratues. 
Panthenol + Allantoin – Dy përbërës qetësues që e bejnë Jelly Joker edhe më të butë dhe delikat.

Udhëzime mbi përdorimin
Vendosim një sasi të vogël në duar dhe e aplikojmë në lëkurë të lagur. Fillojmë e masazhojmë butë edhe në zonën rreth syve dhe pastaj e shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.  
Nëse nuk përdorni mbrojtës nga dielli apo make-up waterproof, Jelly Joker pastron cdo gjë vetëm me një larje. Në rast se përdorni mbrojtës nga dielli dhe/ose make-up waterproof, ne këshillojmë ta përdorni Jelly Joker si larës të dytë ose të bëni double cleansing me të duke e aplikuar 2 herë në lëkurë.

Detajet

Marka

Cruelty free · E sigurtë për shtatzani · Fragrance free · Malassezia free · Pa Gluten · Vegane

Kodi i produktit

FC-439051-RJ 161

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme