Gjuha

Monedha

Login

Geek & Gorgeous – Smooth Out

Përshkrimi

Geek & Gorgeous  Smooth Out
Eksfoljuesi më i fortë nga Geek & Gorgeous me 12% AHA +  kompleksin qetësues nga bima Kaktus, të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer duke na dhënë një pamje lëkure komplet të re brenda natës dhe lëkurë më të re nëse e përdorim vazhdimisht. 
Është provuar klinikisht efikasiteti i sasive të përdoruara të acideve në këtë formulë. Acidi glikolik 12% dhe acidi laktik largojnë qelizat e vdekura nga lëkura pa e irrituar atë. 

pH: 3.5 – 3.9
Acid Glikolik: 10%
Acid Laktik: 2%

Nëse përdoret rregullisht, ai nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson pamjen e vijave dhe rrudhave, redukton njollat kafe dhe përgatit më së miri lëkurën për të marr të gjitha trajtimet e mëvonshme. 
Geek & Gorgeus kombinon AHA-të me ekstraktin qetësues të Kaktusit për të reduktuar irritimin që mund të vijë nga sasia e konsiderueshme e acideve dhe gjithashtu ka shtuar humektantë të tjerë për të rritur hidratimin. 

Cruelty free
Vegan
Pa fragranca dhe vajra esencial
Gluten free
Malassezia free 
E sigurtë të përdoret në shtatëzani

Për kë është? 
Për të gjithë! Ok, pothuajse për të gjithë.  Me përjashtim të rasteve kur lëkura juaj është shumë e ndjeshme ose e prirur për skuqje (në këtë rast hidhini një sy Calm Down). Ne e rekomandojmë veçanërisht nëse fokusi juaj është rinia e zgjatur, nëse keni hiperpigmentim ose nëse dëshironi një lëkurë më të njëtrajtshme, të lëmuar dhe plot shkëlqim.

Lloji i lëkurës:
Për të gjitha llojet e lëkurave me përjashtim të lëkurave shumë të ndjeshme dhe të prirura ndaj skuqjes.

Problematika e lëkurës:
Lëkurë pa vitalitet, rrudha, njolla të errëta, lëkurë e hiperpigmentuar dhe tonalitet jo i njëtrajtshëm 

Tekstura:
Teksturë e lehtë ujore, si tonik.
Përbërësit kryesorë:
Acid Glikolik - Acidi më i testuar dhe më efikas, i cili jo vetëm eksfoljon, por edhe nxit kolagjenin dhe redukton hiperpigmentimin, njollat kafe. 
Acidi Laktik - Acidi i dytë pas acidit Glikolik i njohur për efikasitetin e tij, por njëkohësisht është edhe humektant. 
Ekstrakt kaktusi dhe majaje - Një kombinim unik, të cilët përmbajnë peptide me peshë të ulët molekulare, karbohidrate dhe minerale që nuk lejojnë irritimin e lëkurës. 
Galactoarabinan – Ekstrakte të një polisakaridi natyral nga pemët e druve halorë qe reduktojnë humbjen e ujit trans-epidermale dhe rrisin efikasitetin e eksfoliantëve. 
Panthenol – Një përbërës klasik ne përkujdesjen e lëkurës që qetëson, hidraton dhe mbron lëkurën. 
Xylitylglucoside + Anhydroxylitol + Xylitol – Humektant me bazë sheqeri që rrit mundësitë për tu lidhur me ujin dhe përforëcon barrierën e lëkurës. 
Sodium Hyaluronate Crosspolymer – Një gjenratë e re e acidit hialuronik “crossed-linked”, aftësitë hidratuese të të cilit janë shumë herë më të mëdha se acidi hialuronik i thjeshtë. 
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të përdoret menjëherë pasi pastrojmë fytyrën. Përdoreni si tonik, me një pambuk ose e përhapni direkt me duar. Shmangeni zonën rreth syve. 
Mund ta përdorni duke filluar nga 1 herë në javë deri disa herë në varësi të nivelit të tolerancës së lëkurës. Mund të keni disa pickime të vogla në momentin që e vendosni, por është normale dhe largohet brenda disa minutave. Mund t’i shmangni pickimet nëse e vendosni direkt në lëkurë të thatë dhe nuk përdorni eksfoliantë të tjerë ose scrub gjatë kohës që përdorni Smoot Out.
Kujdes! AHA e bën lëkurën të ndjeshmë ndaj diellit kështu që duhet përdorur kremi i diellit në mëngjes.

Detajet

Marka

Geek & Gorgeous

Kodi i produktit

FC-439085-RJ 165

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme