Gjuha

Monedha

Login

Health Aid – Vitamin D3 1000IU

Përshkrimi

Health Aid Vitamin D 1000IU
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila mund të krijohet nga trupi kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit për një sasi të vogël kohe. Disa faktorë si: sasia e melatoninës, mungesa e dritës së diellit dhe disa stile jetese mund të zvogëlojnë vitaminën D të depozituar në trup. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë letargji, lodhje, probleme të muskujve, dhimbje kockash dhe ndryshime humori. Disa probleme shëndetësore si sistemi imunitar i dobët mund të ndihmohen nga Vitamina D.

Plotësimi me vitaminë D e shoqëruar së bashku me një dietë të shëndetshme mund të kontribuojnë në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, të cilët këto për rrjedhojë kontribuojnë në kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
Përdorimi i saj shoqëruar me kalcium ndihmon në reduktimin e humbjes së lëndëve minerale në kocka në gratë me status post-menopauze.
Vitamina D përdoret gjithashtu brenda trupit për funksionimin normal të sistemit imunitar.
Vitamina D gjithashtu kontribuon në nivelet normale të kalciumit në gjak dhe luan një rol në ndarjen qelizore.
Pa përmbajtje kripe, sheqer të shtuar, misër, gluten, bulmet, maja, laktozë, grurë, sojë, arra, ngjyrues artificiale, aromatizues dhe konservant.
I përshtatshëm për vegjetarianët.

Benefitet e përdorimit:

Ndikon në ruajtjen e funksionit normal të imunitetit
Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit
Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të kockave dhe muskujve
Merr pjesë në mirëmbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm
Luan një rol në procesin e ndarjes qelizore.

Udhëzime mbi përdorimin
Doza ditore: një tabletë në ditë me ushqim, i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.
Rekomandohet mostejkalimi i dozës ditore nëse nuk këshillohet nga një specialist.

Detajet

Marka

1000IU

Kodi i produktit

FC-476192-5019781010578

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme