INNventa – Serapinn 60 000 SPU
INNventa Serapinn 60 000 SPU Serapinn është një enzimë proteolitike, e cila është përdorur në mbarë botën për më shumë se tridhjetë vjet. Ka një aktivitet enzimatik shumë të shprehur, ku përfshihet veprim i fortë anti-inflamator, anti-edematoz, mukolitik dhe fibrinolitik. Benefitet e përdorimit: Efekt i fortë në degradimin e bradikininës – lehtëson dhimbjen duke degraduar bradikininën, e cila njihet si ndërmjetësues i dhimbjes. Eliminimi i enjtjes inflamatore – zvogëlon shfaqjen e enjtjeve inflamatore, duke përmirësuar qarkullimin e rënduar në qendër të inflamacionit si dhe bllokon çlirimin e aminës, e cila shkakton dhimbje në indin e inflamuar duke ushtruar efekt anti-inflamator. Veprim i fortë fibrinolitik – sjell zbërthimin e fibrinës dhe fibrinogjenit pa efekt të matshëm në albumina dhe proteinat e tjera në trupin e njeriut. Ndihmon në hollimin dhe eliminimin e sputumit, pus-it dhe hematoma-ve – përshpejton eliminimin e tyre duke tretur dhe holluar mukozën e krijuar si dhe depozitimet e fibrinës. Përmirëson veprimin antibiotik – duke rritur përqendrimin e tij në qendër të vatrës inflamatore. Kapsulat janë bërë me hipromelozë të formuluar në mënyrë inovative (HPMC) e cila është rezistente ndaj acidit të stomakut, shpërbëhet shumë ngadalë dhe mundëson paprekshmërinë e përmbajtjes së kapsulës gjatë kalimit të saj nëpër stomak. Pas administrimit oral të enzimës serrapeptazë, përqendrimet maksimale në gjak dhe limfë arrihen në më pak se një orë. Sasia totale e substancës së përthithur në gjak dhe limfë arrihet 6 orë pas administrimit dhe rritet me rritjen e dozës. Indikacionet e përdorimit: Kirurgjia: Enjtja dhe mavijosja pas operacionit, ulje e enjtjes pas suturave kirurgjikale, vendosja e drenazhit indor, lehtësimi i nxjerjes së ekspektoratit pas anestezisë. ORL: Sinuzit akut dhe kronik, otitis media, tonsilit akut, laringit, faringit, nazofaringit, prekje të tubit të Eustak-ut, hunda e bllokuar dhe grumbullimi i sekrecioneve në faring. Obstetrikë dhe Gjinekologji: Mastopati, ndryshime fibromatoze në gji, adnexit, salpingit, epiziotomi, laceracione perineale. Ortopedi: Artriti reumatoid dhe osteoartriti pas procedurave të vogla kirurgjikale, fraktura, tendinite, ndrydhje, dislokime. Stomatologjia & kirurgjia orale: Gingiviti, periodontiti, kirurgji në regjionin maksilo-facial, pas ekstraksioneve. Pneumologjia: Bronkit, bronkektazi, ekspektorim i vështirë gjatë bronkitit, astma bronkiale, si dhe pas anestezisë. Udhëzime mbi përdorimin Merrni 1-2 kapsula në ditë të shoqëruar me rreth 200ml ujë. Merreni kapsulën 1 orë para vaktit ose dy orë pas vaktit. Nëse përdorni 1 kapsulë në ditë për më shumë se 4 javë ose 2 kapsula në ditë për më shumë se 7 ditë është e nevojshme të konsultoheni me një specialist. Ky produkt nuk është i përdorshëm nga femrat shtatëzëna, me gji dhe fëmijët.
Lexo më shumëPërshkrimi
INNventa Serapinn 60 000 SPU
Serapinn është një enzimë proteolitike, e cila është përdorur në mbarë botën për më shumë se tridhjetë vjet. Ka një aktivitet enzimatik shumë të shprehur, ku përfshihet veprim i fortë anti-inflamator, anti-edematoz, mukolitik dhe fibrinolitik.
Benefitet e përdorimit:
Efekt i fortë në degradimin e bradikininës – lehtëson dhimbjen duke degraduar bradikininën, e cila njihet si ndërmjetësues i dhimbjes.
Eliminimi i enjtjes inflamatore – zvogëlon shfaqjen e enjtjeve inflamatore, duke përmirësuar qarkullimin e rënduar në qendër të inflamacionit si dhe bllokon çlirimin e aminës, e cila shkakton dhimbje në indin e inflamuar duke ushtruar efekt anti-inflamator.
Veprim i fortë fibrinolitik – sjell zbërthimin e fibrinës dhe fibrinogjenit pa efekt të matshëm në albumina dhe proteinat e tjera në trupin e njeriut.
Ndihmon në hollimin dhe eliminimin e sputumit, pus-it dhe hematoma-ve – përshpejton eliminimin e tyre duke tretur dhe holluar mukozën e krijuar si dhe depozitimet e fibrinës.
Përmirëson veprimin antibiotik – duke rritur përqendrimin e tij në qendër të vatrës inflamatore.
Kapsulat janë bërë me hipromelozë të formuluar në mënyrë inovative (HPMC) e cila është rezistente ndaj acidit të stomakut, shpërbëhet shumë ngadalë dhe mundëson paprekshmërinë e përmbajtjes së kapsulës gjatë kalimit të saj nëpër stomak.
Pas administrimit oral të enzimës serrapeptazë, përqendrimet maksimale në gjak dhe limfë arrihen në më pak se një orë. Sasia totale e substancës së përthithur në gjak dhe limfë arrihet 6 orë pas administrimit dhe rritet me rritjen e dozës.
Indikacionet e përdorimit:
Kirurgjia: Enjtja dhe mavijosja pas operacionit, ulje e enjtjes pas suturave kirurgjikale, vendosja e drenazhit indor, lehtësimi i nxjerjes së ekspektoratit pas anestezisë.
ORL: Sinuzit akut dhe kronik, otitis media, tonsilit akut, laringit, faringit, nazofaringit, prekje të tubit të Eustak-ut, hunda e bllokuar dhe grumbullimi i sekrecioneve në faring.
Obstetrikë dhe Gjinekologji: Mastopati, ndryshime fibromatoze në gji, adnexit, salpingit, epiziotomi, laceracione perineale.
Ortopedi: Artriti reumatoid dhe osteoartriti pas procedurave të vogla kirurgjikale, fraktura, tendinite, ndrydhje, dislokime.
Stomatologjia & kirurgjia orale: Gingiviti, periodontiti, kirurgji në regjionin maksilo-facial, pas ekstraksioneve.
Pneumologjia: Bronkit, bronkektazi, ekspektorim i vështirë gjatë bronkitit, astma bronkiale, si dhe pas anestezisë.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni 1-2 kapsula në ditë të shoqëruar me rreth 200ml ujë. Merreni kapsulën 1 orë para vaktit ose dy orë pas vaktit. Nëse përdorni 1 kapsulë në ditë për më shumë se 4 javë ose 2 kapsula në ditë për më shumë se 7 ditë është e nevojshme të konsultoheni me një specialist. Ky produkt nuk është i përdorshëm nga femrat shtatëzëna, me gji dhe fëmijët.
Detajet
Marka
INNventa
Kodi i produktit
FC-476881-65c6525c9e3e93857c397279
Grupmosha
All ages
Etiketat
farmacity-import