Gjuha

Monedha

Login

INNventa – Serapinn Forte

Përshkrimi

INNventa Serapinn Forte
Serapinn Forte përmban 60mg serrapeptazë (SPU) si përbërësin kryesor aktiv, i cili është një enzimë proteolitike që është përdorur në mbarë botën për më shumë se tridhjetë vjet. Ka një aktivitet enzimatik shumë të shprehur, ku përfshihet veprim i fortë anti-inflamator, anti-edematoz, mukolitik dhe fibrinolitik. Rekomandohet për të gjitha gjendjet inflamatore akute.

Veprim më i fuqishëm dhe më i shpejtë në kushte akute
Redukton inflamacionin
Përshpejton uljen e edemës dhe hematomës
Lehtëson dhimbjen
Efekt i fortë në degradimin e bradikininës – lehtëson dhimbjen duke degraduar bradikininën, e cila njihet si ndërmjetësues i dhimbjes
Eleminimi i enjtjes inflamatore – zvogëlon shfaqjen e enjtjeve inflamatore, duke përmirësuar qarkullimin e rënduar në qendër të inflamacionit si dhe bllokon çlirimin e aminës, e cila shkakton dhimbje në indin e inflamuar duke ushtruar efekt anti-inflamator
Veprim i fortë fibrinolitik – sjell zbërthimin e fibrinës dhe fibrinogjenit pa efekt të matshëm në albumina dhe proteinat e tjera në trupin e njeriut
Ndihmon në hollimin dhe eliminimin e sputumit, pus-it dhe hematomave – përshpejton eliminimin e tyre duke tretur dhe holluar mukozën e krijuar si dhe depozitimet e fibrinës
Përmirëson veprimin antibiotik – duke rritur përqendrimin e tij në qendër t vatrës inflamatore
Kapsulë inovative DRcaps® rezistente ndaj acidit, shpërbëhet shumë ngadalë dhe mundësojnë paprekshmërinë e përmbajtjes së kapsulës gjatë kalimit të saj nëpër stomak
Rekomandohet në inflamacionet akute
Është i përshtatshëm për vegjetarianët
Nuk përmban ngjyrues artificial, gluten

Udhëzime mbi përdorimin
Merrni një kapsulë në ditë të shoqëruar me rreth 200 ml ujë,2 orë para vaktit ose dy orë pas vaktit. Suplementet dietikë nuk mund të përdoren si zëvendësues të një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Doza e rekomanduar nuk duhet të tejkalohet. Terapia e rekomanduar zgjat 7-10 ditë. Nëse përdoret për më shumë se 7 ditë është e nevojshme të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor. Pas kësaj, nëse pacienti pas konsultimit me mjekun vlerëson se ka ende nevojë, terapia mund të vazhdojë me SERAPINN 60.000 SPU. Këshillimi paraprak me mjekun është i nevojshëm te personat me lezione gastrointestinale ose ulçera përpara operacionit dhe gjatë administrimit të njëkohshëm të barnave antikoagulante dhe anti-inflamatore. Në rast të një reaksioni alergjik, përdorimi i produktit duhet të ndërpritet.

Detajet

Marka

INNventa

Kodi i produktit

FC-476948-635032

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme