Gjuha

Monedha

Login

Isomar – Nose Baby No Gas Spray (6m+)

Përshkrimi

Isomar Nose Baby No Gas Spray (6m+)
Pastrimi ditor i hundës është shumë i rëndësishëm si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes dhe alergjive respiratore dhe për të mbajtur të shëndetshëm traktin respirator.
Isomar Baby No Gas Spray është projektuar edhe për pastrimin e përditshëm të hundës së fëmijëve për të reduktuar thatësinë e mukozës me anë të një mekanizmi pa gaz për aplikimin e solucionit.
Mekanizmi i veprimit
Tretësiaë izotonike e ujit te detit ka të njëjtin përqendrim të kripës si lëngjet e trupit tonë (0,9% në NaCl), tretësira kalon në mukozë dhe, përveçse kryen një veprim fluidizues dhe çliron hundët e bllokuara, e pastron atë duke larguar alergjenët dhe bakteret.
Indikacionet

Indikohet në rast të ftohjes, sinozitit, bronkitit, azmës, alergjive në përgjithësi edhe nga poleni dhe për ata që punojnë në ambiente të mbyllura veçanërisht në prani të pluhurit, thelbësor për ata që kanë kryer ndërhyrje në hundë dhe për ronkopati të rënda.
Rekomandohet veçanërisht tek fëmijët nga muaji i gjashtë i jetës, tek gratë shtatzana dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Tek fëmija që nuk ka fituar një aftësi të plotë në fryrjen e hundës.
Tek të rriturit mundëson pastrim më të mirë të mukozave të hundës.

Udhëzime mbi përdorimin
Spërkatni një ose dy herë në çdo anë të hundës, prisni disa sekonda që solucioni të pikojë lehtë dhe fryni hundën. Përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë.
Mund të përdoret disa herë në ditë. Nuk ka kundërindikacione dhe nuk shkakton varësi. Aplikatori i spërkatjes i aktivizuar mekanikisht nuk përdor shtytës gazi dhe mund të përdoret për mbi 400 spërkatje.

Detajet

Marka

Isomar

Kodi i produktit

FC-607050-ISOM

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme