Gjuha

Monedha

Login

Kloroben – Oral Spray

Përshkrimi

Kloroben Oral Spray
Kloroben është një spraj shumë efektiv me shije menteje të freskët që qetëson menjëherë dhimbjen e fytit, parandalon dhe trajton infeksionet e mishrave të dhëmbëve, si dhe përshpejton shërimin e plagëve kirurgjikale në gojë.
Kloroben përmban klorheksidinë glukonat dhe benzydaminë HCl.

Klorheksidina: Inaktivizon mikroorganizmat me një spektër më të gjerë veprimi sesa antibiotikët dhe ka një shpejtësi më të lartë veprimi krahasuar me antimikrobikët e tjerë.
Benzydamina: Ushtron veprim anti-inflamator dhe analgjezik duke stabilizuar membranën qelizore dhe duke frenuar sintezën e prostaglandinave.

Indikohet në

Inflamacionet e gojës dhe mukozës së fytit, gingivitin me dhimbje, tonsilitin dhe faringitin.
Plagët orale ulçerative dhe mukozitin gjatë kimioterapisë, për lehtësimin e dhimbjes.
Parandalimin e infeksioneve bakteriale të gojës dhe fytit.
Para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale në gojë.
Parandalimin e formimit të pllakëzave dentare.

Udhëzime mbi përdorimin

Fëmijët mbi moshën 6 vjeç: 5 spërkatje, mund të përsëritet çdo 1.5-3 orë.
Të rriturit: 5-10 spërkatje, mund të përsëritet çdo 1.5-3 orë.

Nuk duhet përdorur

Tek fëmijët më të vegjël se 6 vjeç.
Nëse jeni alergjik ndaj benzidaminës, klorheksidinës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Klorobenit.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse:

Vuani nga ndonjë sëmundje ose keni një problematikë të veçantë shëndetësore.
Vuani nga probleme të rënda të mëlçisë ose veshkave.

Detajet

Marka

Kloroben

Kodi i produktit

FC-643786-KLOROBENS

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme