Gjuha

Monedha

Login

Lady Presteril – Tampon

Përshkrimi

Lady Presteril  Tampon
Tamponët janë gjithmonë një temë e veçantë diskutimi nesë janë të sigurtë, janë të përshtatshme për të gjithë apo kanë ndonjë rrezik? Ky shqetësim është krejtësisht normal, sepse ato janë një produkt vërtet intim dhe duhet të jeni plotësisht të qetë për sigurinë e tyre. Kjo është arsyeja pse tamponët e pambukut Lady Presteril janë një garanci natyrale, praktike, komode dhe super absorbuese.
Aleatët e mëdhenj të verës suaj, tamponët në plazh përfaqësojnë sigurinë për të qenë në gjendje të notoni dhe të argëtoheni në liri, por nëse flasim për tamponët Lady Presteril do të kuptoni se nuk doni të hiqni dorë nga rehatia e tyre edhe kur plazhet janë larg. Pra, përballë gjithë miteve të rreme dhe me garancinë e pambukut të pastër, mund ta themi me siguri se nuk është e vërtetë që tamponët janë të dëmshëm dhe nuk është absolutisht e vërtetë që ndikojnë në ciklin menstrual. Mund t’i aplikoni me siguri, t’i provoni dhe t’i besoni.

Aplikues kompakt praktik dhe i shpejtë.
Ka nje shtresë mbrojtëse që parandalon humbjen e fibrave.
E përshtatshme me pH të lëkurës.

Lady Presteril Tampon janë në dispozicion në 2 madhësi: Mini dhe Normal
Udhëzime mbi përdorimin
Para së gjithash, lani duart tërësisht. Zgjidhni një pozicion të rehatshëm dhe relaksohuni pasi muskujt e pelvisit nuk duhte te jenë të tensionuar. Tamponët Lady Presteril kanë një aplikues të përshtatshëm dhe tamponi i vërtetë ndodhet në brëndësi, kështu që ju vetëm duhet ta vendosni aplikuesin, ta shtyni (pak si shiringë) duke e lënë fijen jashtë.
Ajo që ju ka mbetur është aplikuesi dhe mund ta hidhni në enën përkatëse. Lani duart përsëri pas përfundimit të aplikimit. Hiqeni thjesht duke e tërhequr fijen pas maksimumi 4-6 orësh.

Detajet

Marka

Lady Presteril

Kodi i produktit

FC-580774-8016867001045

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme