Gjuha

Monedha

Login

Lansinoh – Hands Free Breast Pump Single

Përshkrimi

Lansinoh Hands Free Breast Pump Single
Për nënat duket se nuk ka kurrë kohë të mjaftueshme. Forma portative dhe e qetë e pompës së re ‘Wearable’ të Lansinoh ju lejojnë të pomponi kurdo dhe kudo që keni nevojë, duke ju lejuar të shfrytëzoni sa më shumë qumështin dhe kohën tuaj.
E lehtë dhe komode për t’u përdorur. Mund ta merrni me vete kudo, bateria e integruar e bën pompën e gjirit të lehtë për t’u përdorur pasi nuk ka nevojë të vendoset në prizë elektrike deri në 1.5 orë. Përshtatet në mënyrë të përsosur me recipetat tuaja. E disponueshme në format ‘single’ (formati që po shikoni) ose ‘double’.

Maksimizon prodhimin e qumështit me 9 nivele thithjeje.
4 modele pompimi për stimulim me efektiv (jo më të vështirë).
Ekran LED i lehtë për t’u përdorur për një fillim të shpejtë dhe monitorim të kohës.
Jetëgjatësi baterie 1.5 orë, me karikues USB për karikim në lëvizje.
Enë për grumbullimin e qumeshtit 180 ml, rezistente ndaj rrjedhjeve.
I lehtë për t’u montuar me vetëm 4 pjesë , dhe i sigurtë për tu larë në lavapjatë.
Pa BPA/BPS

Mënyrat e pompimit janë krijuar për të imituar ciklin e ushqyerjes së foshnjës që i përshtatet më së miri ose për të kaluar pajisjen direkt në automatik për pompim të shpejtë dhe efikas. Mënyrat e pompimit me të cilat vjen pajisja përfshijnë:
Stimulimi: Imiton mënyrën se si foshnjat fillojnë të ushqehen me thithje të shpejtë dhe të lehtë. Përdoreni për të filluar pompimin dhe për të filluar rrjedhjen e qumështit.
Maksimizimi: Ka si funksion thithje më të thelle dhe të ngadaltë për të maksimizuar rrjedhjen e qumështit. Përdoreni pas modalitetit të stimulimit ose menjëherë pas ushqyerjes me gji.
Masazh: Përdoreni nëse qumështi ka ndalur rrjedhjen në modalitetin e maskimizimit për të nxitur rrjedhje shtesë.
Automatik: Optimizon thithjen nga fillimi në fund, duke u përforcuar çdo 15 sekonda.
Në paketim përfishen

1 x Mbrojtëse e silikoni 24mm
1 x Mbrojtëse e silikoni 21mm
1 x Valvul pompe
1 x Diafragmë silikoni
1 x Enë grumbullimi 180ml
1 x fishë USB për karikim

Detajet

Marka

Lansinoh

Kodi i produktit

FC-581614-5060420235180

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme