Gjuha

Monedha

Login

Momcozy – YB001 Pregnancy Belly Band

Përshkrimi

Momcozy YB001 Pregnancy Belly Band
Brezmbështetës për barkun gjatë shtatzënisë, i dizajnuar për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve duke mbështetur peshën e barkut dhe duke reduktuar presionin në shpinë.
Përfitimet kryesore

Zvogëlon presionin në pjesën e poshtme të shpinës dhe në bark, duke mbështetur më mirë muskujt dhe ligamentet.
Ndihmon në përmirësimin e qëndrimit dhe shpërndarjen ergonomike të peshës së barkut.
I përshtatshëm për përdorim gjatë aktiviteteve të përditshme, ecjes apo qëndrimit të gjatë në këmbë.
Material i lehtë dhe i ajrosshëm për komoditet gjatë përdorimit të zgjatur.

Karakteristikat kryesore

Strukturë mbështetëse me dizajn “Ergonest Support Structure” dhe formë “O” që ndihmon në shpërndarjen e peshës dhe uljen e presionit.
Material i ventiluar me vrima ajrimi për të parandaluar nxehtësinë gjatë përdorimit.
Dizajn diskret pa qepje të theksuara, i padukshëm nën veshje.
Sistem rregullimi me Velcro për përshtatje sipas formës së trupit gjatë shtatzënisë.

Udhëzime mbi përdorimin
Vjen me madhësi të ndryshme (shikoni fotot për përmasat e përshtatshme). Falë sistemit me Velcro (ngjitës), mund ta rregulloni sipas komoditetit dhe mbështetjes që ju nevojitet.
Vendoseni brezin në pjesën e poshtme të barkut, aty ku ndjeni më shumë peshë ose presion. Vendoseni në pozicionin mes zonës së ijëve dhe kërthizës, duke e rrotulluar rreth belit. Shtrëngojeni aq sa të ndiheni të mbështetura, por jo shumë ngushtë, barku nuk duhet të komprimohet.
Kujdes!

Brezi nuk duhet të ngrihet shumë lart ose të bjerë poshtë gjatë ecjes.
Hiqeni gjatë natës ose kur pushoni – nuk rekomandohet të flini me të.
Mos e shtrëngoni shumë, pasi mund të pengojë qarkullimin e gjakut ose të shkaktojë shqetësim.
Nëse ndieni dhimbje ose presion të pazakontë, hiqeni menjëherë dhe konsultohuni me mjekun.
Përdorimi i tepruar pa nevojë mund të dobësojë muskujt e barkut; përdoreni si mbështetje, jo si zëvendësim për aktivitet fizik të lehtë.

Detajet

Marka

Momcozy

Kodi i produktit

FC-716332-ARTK18308

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme