Gjuha

Monedha

Login

Mustela Family Sun Stick (SPF 50)

Përshkrimi

Mustela Family Sun Stick (SPF 50)
Një krem ​​i ri mbrojtës nga dielli për të gjithë familjen dhe e mrekullueshme për natyrën!  Me SPF 50 dhe  vaj avokadoje ka ne fokus zona specifike të fytyrës dhe trupit si mollëzat, nishanet, veshët dhe buzët, për të cilat ofron mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB gjatë gjithë vitit.
I lehtë për t’u aplikuar, formati i tij praktik për t’u përdorur, është perfekt për pushime të shpejta!
Tekstura e tij transparente nuk ngjit dhe nuk lë asnjë shenjë të bardhë në lëkurë. Pa aromë, formula e tij rezistente ndaj ujit dhe rërës është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e prirur ndaj atopisë.
Pas aplikimit, e lë lëkurën të butë dhe të rehatshme dhe parandalon tharjen e saj.

Për siguri të garantuar që nga lindja
97% përbërës me origjinë natyrale
Testuar dermatologjikisht
Prodhuar në Francë

Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni kremin mbrojtës nga dielli SPF 50 para ekspozimit në diell. Formati i tij praktik i kremit mbrojtës lejon një aplikim të saktë.

Aplikoni disa shtresa në mënyrë të barabartë në zonat e synuara të lëkurës: mollëza, nishane, veshë, buzë.
Riaplikoni në lëkurë të thatë çdo 2 orë dhe pas notit ose pas djersitjes.
Shmangni zonën e syve.

Mos i ekspozoni fëmijët e vegjël direkt në diell. Mos e aplikoni në lëkurë të lënduar. Dhe sigurisht, mos harroni kapelen, syzet dhe bluzën!

Detajet

Marka

Beauty Fair

Kodi i produktit

FC-619199-5390387701082

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme