Gjuha

Monedha

Login

Nuxe – Huile Prodigieuse Riche

Përshkrimi

Nuxe – Huile Prodigieuse Riche Multi-Purpose Nourishing Oil
Vaji ushqyes multifunksional Nuxe nga linja Huile Prodigieuse Riche është një vaj që mund të aplikohet në trup, fytyrë dhe flokë. Ky version i vajit të njohur Nuxe është tepër ushqyes, duke e bërë atë ideal për lëkure të thatë dhe shumë të thatë. Ky vaj përmban 6 vajra vegjetale esenciale, disa prej të cilave janë lajthi, bajame dhe makademia. Përmban gjithashtu dhe vitaminë E. Të gjitha këto vajra ushqyese dhe vitamina ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe reduktimin e strijave. Pra, është një vaj i thatë shumë funksional që hidraton, ushqen dhe riparon, duke e lënë lëkurën tuaj të butë.

Pa parabene
Përmban ekstrakte ekskluzive të luleve dhe bimëve

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni në fytyrë para kremit tuaj të ditës ose mund ta përdorni si një produkt të vetëm.
Aplikojeni në flokë, mbulojini flokët me një peshqir, lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.
Përdoret në majat e thata të flokëve tuaj dhe ato do të bëhen të lëmuara si mëndafshi
Përdoreni në zona veçanërisht të thata p.sh. bërryla ose për të reduktuar strijat

Detajet

Marka

Beauty Fair

Kodi i produktit

FC-374087-3264680009808

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme