Gjuha

Monedha

Login

Nuxe – Summer Essentials Set

Përshkrimi

Nuxe Summer Essentials Set
Set me edicion të kufizuar që sjell luksin dhe freskinë e Nuxe në çdo moment të verës, duke kombinuar mbrojtjen, freskinë dhe kujdesin që i duhet lëkurës suaj. Vjen i paketuar në një çantë elegante dhe praktike, të përfshirë dhuratë, ideale për pushime apo çantën tuaj të përditshme.
Përfshin tre produkte të formuluara në Francë dhe ofrojnë përvojën luksoze dhe natyrale që karakterizon Nuxe. Një mundësi ideale për të shijuar cilësinë  me një çmim special dhe me çantën elegante falas,gjithçka që ju duhet për pushimet në një paketim të vetëm!
Nuxe Sun Melting Face Cream SPF 50+ (50 ml)
Kremi i diellit Nuxe Sun SPF 50 ofron mbrojtje të lartë kundër UVA dhe UVB dhe falë përbërësve kryesorë aktivë kundë radikaleve të lira, ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes dhe fotoplakjes, ndërsa ndihmon në parandalimin e shfaqjes së njollave të errëta.
Kjo formulë kremi kundër diellit Nuxe është kremoze, jo komedogjene, rezistente ndaj ujit dhe përthithet lehtësisht.

I përshtatshëm per të gjitha llojet e lëkurave, edhe ato më të çeltat.

Aplikoni rregullisht në të gjitha zonat e ekspozuara 20-30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni çdo dy orë.
Nuxe Huile Seche Multifunctions (50ml)
Me 98% përbërës me origjinë natyrale, shumë-funksionësh dhe me një aromë të parezistueshme, Huile prodigeuse me një gjest të vetëm ushqen, riparon dhe mbron lëkurën, falë një përbërjeje me përqendrim unik dhe shumë të lartë me 6 vajra vegjetale të çmuara ( Lajthi, Arrë Macadamia, Borago, Millepertius, Camelia, Bajame e butë) dhe vitaminë E.

Pa silikon, pa konservues, pa vajra minerale.

Huile Prodigieuse aplikohet në fytyrë, trup dhe mbi majat e flokëve për t’i ushqyer ato, sidomos flokët e thatë.
Nuxe Sun Face and Body Tanning Sun Oil SPF 50+ (150ml)
Ofron një mbrojtje qelizore kundër plakjes, e formuluar për të parandaluar shfaqjen e njollave. Kjo mbrojtje e lartë nga dielli i përshtatet të gjitha lëkurave. Ky spray mbron fytyrën dhe trupin nga rrezet e diellit duke kontribuar në mjedisin detar. Kompleksi i tij i patentuar i filtrimit siguron mbrojtje me spektër të gjerë UVA/UVB, parandalon foto-plakjen e parakohshme të lëkurës. dhe kufizon shfaqjen e njollave.
Tekstura e saj e parezistueshme ushqen dhe depërton shpejt pa lënë asnjë shtresë vajore për të përmirësuar nxirjen me një përfundim të jashtëzakonshëm saten. Lëkura është e mbështjellë me një aromë portokalli të ëmbël, lule tiare dhe vanilje, një ftesë e parezistueshme për të shijuar verën.

Jo komedogjene. Rezistente ndaj ujit.
Pa përbërës me origjinë shtazore.
Prodhuar në Francë

Merrni sasine e produktin në duar përpara se ta aplikoni në fytyrë, duke shmangur zonën e syve. Në trup, mund ta spërkatni direkt me pas mund përhapni me kujdes.

Detajet

Marka

Beauty Fair

Kodi i produktit

FC-624387-5900717511120

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme