Gjuha

Monedha

Login

Nuxe – Vaj mbrojtës dhe hidratues për flokë

Përshkrimi

Nuxe Sun protective milky hair oil
Ky vaj-qumësht nga Nuxe mbron flokët tuaj nga rrezet UV duke siguruar hidratim dhe shkëlqim. Aplikojeni para dhe pas notit për të mbrojtur flokët nga efektet e kripës dhe klorit, duke mbrojtur njëkohësisht ngjyrën tuaj.
Aroma e saj ndjellëse me notat e portokallit të ëmbël, lules së Tiarës dhe vaniljes është një ftesë për të shijuar ndjesinë e këndshme verore. Aplikimi përmes spray-t lë një fund ultra të lehtë dhe jo të yndyrshëm që i zbukuron flokët tuaj pa i lënë ndjesinë e rëndesës.
Për më tepër, kjo formulë përmban:

Vaji organik i kokosit: ushqen dhe riparon.
Vaj jojoba: zbukuron të gjitha llojet e flokëve duke i dhënë shkëlqim dhe butësi.
Panthenol: me veti hidratuese ndihmon në forcimin e flokëve. Formulë fotostabile që respekton mjediset detare (e testuar në alga dhe baktere përfaqësuese të jetës detare).
Formulë rezistente ndaj ujit.
Pa Parabene. Pa Alkool.

Flokët janë më të hidratuar dhe do t’i ndjeni të butë dhe të mëndafshtë. Ngjyra e flokut e mbrojtur.  Gjithashtu të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga kripa, klori dhe rëra.
Produkt i formuluar dhe prodhuar në Francë me 87% përbërës me origjinë natyrale.
Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni para përdorimit vajin e Nuxe dhe spërkateni mbi flokë të thatë ose të lagur nga një distancë prej rreth 20 cm para dhe gjatë ekspozimit në diell ose notit.
Mos e përdorni produktin si mbrojtje nga dielli për fytyrën dhe trupin.

Detajet

Marka

Beauty Fair

Kodi i produktit

FC-25398-3264680025341

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme

    Nuxe – Vaj mbrojtës dhe hidratues për flokë – Beauty Fair | Farmaci Xhulio