Gjuha

Monedha

Login

Pharmaceris – Safe Protective Krem mbrojtës për fytyrën e bebes nga dita e parë e lindjes (SPF 50+)

Përshkrimi

Pharmaceris – Safe Protective Face Cream For Babies from First Day of Life SPF 50+
Produkt i testuar klinikisht dhe dermatologjikisht me mbrojtje shumë të lartë ndaj diellit, i cili mbron gjithashtu lëkurën nga i ftohti dhe era. Rekomandohet për mbrojtjen e përditshme të lëkurës veçanërisht delikate të fëmijëve dhe foshnjave që nga dita e parë e jetës kundët  rrezeve të forta të diellit dhe agresorëve mjedisorë (i ftohti, era). Rekomandohet edhe për lëkurën atopike, e cila është tepër e ndjeshme dhe e prirur ndaj alergjive prej rrezeve të diellit dhe filtrave kimikë. Për kujdesin e përditshëm të lëkurës së fytyrës së fëmijëve dhe foshnjave që nga lindja e në vazhdim.
I bazuar 100% në filtra minerale, kremi reflekton dhe shpërndan rrezet e diellit, duke siguruar një mbrojtje shumë të lartë nga rrezet e forta të diellit dhe efektet e tij negative. Aplikimi i tij formon një shtresë mbrojtëse minerale në lëkurë, duke reduktuar rrezikun e depërtimit të rrezeve  të dëmshme UVA dhe UVB thellë në lëkurë. Minimizon irritimet dhe djegiet nga dielli. Kremi neutralizon ndjeshëm radikalet e lira përgjegjëse për reaksionet fotoalergjenike dhe redukton prirjen ndaj alergjive, acarimeve, kruajtjes dhe ekzemës së shkaktuar nga dielli.
Molekulat të cilat thithin lagështirën, përmirësojnë rigjenerimin e epidermës, mbrojnë lëkurën nga tendosja dhe nga tharja e tepërt. Lënia e një shtrese të hollë mbrojtëse të bardhë në lëkurë është efekti natyral i aplikimit të filtrave minerale. Filtrat 100% mineralë formojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, e cila reflekton rrezatimin UVA dhe UVB dhe qëndron në sipërfaqen e lëkurës në vend që të përthithet.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni një sasi të vogël të kremit dhe përhapeni butësisht në të gjithë fytyrën. Rekomandohet për përdorim të përditshëm. Rekomandohet aplikimi veçanërisht përpara ekspozimit ndaj diellit dhe agresorëve mjedisorë si i ftohti dhe era.

Detajet

Marka

Beauty Fair

Kodi i produktit

FC-390594-5900717149816

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme