Gjuha

Monedha

Login

Pharmasept – Heliodor After Sun Dry Oil

Përshkrimi

Pharmasept Heliodor After Sun Dry Oil
Vaji i thatë kombinon përmirësimin e nxirjes natyrale me hidratimin intensiv të lëkurës. Përbëhet nga një përzierje unike e vajrave bimorë, vitaminave dhe një peptid që rrit prodhimin e melaninës, e cila kontribuon në rigjenerimin e lëkurës nga rrezatimi UV dhe parandalon fotoplakjen, duke siguruar hidratim intensiv të lëkurës.
Formula e pasuruar me peptidin e patentuar që nxit prodhimin e melaninës, ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe përmirëson nxirjen natyrale. Përbërje e pasur, përthithet shpejt pa lënë mbetje yndyrore. Nuk përmban filtra kimikë DHA ose UV. Testuar dermatologjikisht në lëkurë sensitive nuk përmban vajra mineral, silikone, alkol.

Përmirëson nxirjen natyrale
Përbërja e tij unike e pasuruar me peptidin e patentuar biomimetik që nxit prodhimin e melaninës MelinOIL, kontribuon në restaurimin e lëkurës nga rrezatimi UV dhe redukton skuqjen. Për më tepër, nxitja e malaninës sjell një nxirje natyrale të njëtrajtshme dhe afatgjatë.
Hidratim intensiv
Kombinimi i vajit jojoba dhe vajit të kokosit, hidraton dhe ushqen thellësisht lëkurën, pas ekspozimit në diell.
Veprim anti-aging
Formula e pasuruar me vaj karrote, rrit shkëlqimin natyral të lëkurës dhe parandalon fotoplakjen.
Përthithje e shpejtë
Tekstura e lehtë dhe jo e yndyrshme e Heliodor Dry Oil përthithet shpejt, duke mos lënë mbetje të yndyrshme dhe duke e mbajtur lëkurën të butë.

Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në fytyrë dhe trup duke e masazhuar lehtë, derisa të përthithet.

Detajet

Marka

Beuaty Fair

Kodi i produktit

FC-538675-3117

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme