Gjuha

Monedha

Login

Phyto – Novathrix Ampula kundër rënies së flokëve

Përshkrimi

Phyto Novathrix Global Anti-Hair Loss Treatment është një zgjidhje natyrale që vepron në të gjithë tipet e rënies së flokëve, me një formulë 99% natyrale ose me origjinë bimore.

Ky trajtim kundër rënies së flokëve vepron në 16 faktorë biologjikë të përfshirë në rënien e flokëve dhe është i përshtatshëm për femra dhe meshkuj. Rekomandohet veçanërisht për flokë të hollë, humbjen e volumit dhe trashësisë dhe në humbjen kronike të flokëve (alopeci androgjenike).

Kjo formulë përmban në veçanti ekstrakt të farave të Selinosë, përbërës aktiv i ri në gjendje të rigjallerojë ciklin e jetës së flokut, kundër rënies së flokëve dhe flokëve që hollohen.
Ekstrakt Tulipani i cili forcon flokët duke parandaluar rënien.
Ekstrakt Baikal skullcap stimulon metabolizmin qelizor duke rritur volumin e bulbit dhe lejon rritjen e flokëve të trashë e të bukur.
Qelizat staminale të bimës Globularia mbrojnë skalpin nga agjentët e jashtëm (rrezet UV, ndotja etj.) duke stimuluar detoksifikimin qelizor për flokë më të fortë.
Ky trajtim kundër rënies së flokëve është efektiv në ngadalësimin e rënies së flokëve (me një veprim të vazhdueshëm dhe progresiv), duke stimuluar rritjen e flokëve dhe duke rivendosur densitetin e flokëve dhe fortësinë. Floku bëhet më rezistent, më i dendur dhe i bukur. Flokët e reja janë lehtësisht të dallueshme.

Për një veprim më të plotë duhet shoqëruar me shampon Phyto Novathrix.

Formula e re është zëvendësuese e Phytologist Ampula – ndryshe nga Phytologist, Novathrix ndikon në një target biologjik të 16-të (proteina WNT), i cili ndikon në rritjen e flokëve.

Udhëzime mbi përdorimin
Pas shampos, në flokë të lagur, aplikoni një ampulë në skalp, 3 herë në javë. Masazhojeni butësisht. Mos e shplani. Mund të vazhdoni me stilimin e flokëve. Rekomadohet një kurë prej 3 muajsh.

Detajet

Marka

PHYTO

Kodi i produktit

PA-483

Produkte të ngjashme