Gjuha

Monedha

Login

ShedirPharma – ZevoLux Materna

Përshkrimi

ShedirPharma – ZevoLux Materna
ZevoLux Materna është një suplement ushqimor që kombinon vitaminat, mineralet dhe DHA-në (Omega-3) në raportet e duhura dhe të nevojshme për femrat gjatë shtatzënisë.
Ka si funksion të shtojë përthithjen e hekurit, të ruajë balancën hormonale, të përmirësojë shikimin, të mbrojë qelizat nga stresi oksidativ dhe të pakësojë lodhjen.
Formuluar me kombinimin e një sërë përbërësish si acidi folik, i nevojshëm për rritjen e indeve maternale; vitamina C, e nevojshme për përthithjen e hekurit; bakri, i nevojshëm për transportin e hekurit në organizëm; vitamina B6, e nevojshme për një aktivitet hormonal normal; zinku, hekuri dhe jodi, të nevojshëm për funksionet konjitive normale; si edhe DHA, me një sërë përfitimesh për nënën dhe fetusin, duke ndikuar pozitivisht në shikim dhe në zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe duke rritur mbrojtjen imunitare.
Përfitimet kryesore

Shton përthithjen e hekurit.
Ruajnë balancën hormonale.
Përmirëson shikimin.
Mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Pakëson lodhjen.
Ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fetusit.
Rrit mbrojtjen imunitare
Kombinon vitamina, minerale dhe DHA (Omega-3).
I përshtatshëm për përdorim gjatë gjithë shtatzënisë.
Pa gluten.

Përbërësit aktivë

Acid folik.
Vitaminë C.
Bakër.
Vitaminë B6.
Zink.
Hekur.
Jod.
DHA (Omega-3).

Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të konsumohet 1 kapsulë në ditë. Mund të përdoret gjatë gjithë shtatzënisë. Mos e tejkaloni dozën ditore të lejuar.
Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë dietën ushqimore. Këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi. Pa gluten.

Detajet

Marka

ShedirPharma

Kodi i produktit

FC-413465-R1ZEVO

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme