Gjuha

Monedha

Login

Synergy – Osteofit

Përshkrimi

Synergy Osteofit
Është një kombinim i balancuar natyral dhe organik i mineraleve dhe vitaminave të nevojshme për forcimin e kockave dhe ruajtjen e strukturës së tyre. Ato janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e osteoporozës dhe osteopenisë, gjatë rritjes së përshpejtuar të fëmijëve, te gratë shtatzana, atletët, gjatë menopauzës dhe tek të moshuarit.
Vitamina D3 (kolekalciferol) kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit. Përmirëson mineralizimin e kockave, ndihmon në formimin e skeletit dhe dhëmbëve tek fëmijët, forcon procesin e kockëzimit dhe është i nevojshëm për funksionimin normal të gjëndrës paratiroide. Ka një rol në shumë funksione neurologjike dhe qelizore që kërkojnë kalcium dhe merr pjesë në prodhimin e monociteve.
Siguron marrjen e plotë të rekomanduar ditore të kalciumit, magnezit, zinkut, vitaminës D3 dhe vitaminës K2.

Kalciumi dhe magnezi janë të nevojshëm për mirëmbajtjen normale të kockave dhe dhëmbëve, funksionimin normal të muskujve dhe çlirimin e energjisë në proceset metabolike gjatë ndarjes së qelizave.
Magnezi merr pjesë në reduktimin e lodhjes dhe funksionimin normal të sistemit nervor ,funksionimit psikologjik, në ruajtjen e ekuilibrit normal të elektroliteve dhe sintezës së proteinave.
Kalciumi kontribuon në koagulimin normal të gjakut, neurotransmetimin normal, aktivitetin normal të enzimave të tretjes, rritjen dhe zhvillimin e kockave tek fëmijët. Së bashku me vitaminën D3 ndihmojnë në reduktimin e humbjes së materialit kockor tek gratë në menopauzë si një faktor rreziku për frakturat e kockave osteoporotike. Të dyja janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët.
Zinku kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ, ruajtjen e kockave, flokëve, thonjve, llojit të lëkurës dhe niveleve të testosteronit normal. Kontribuon në fertilitetin dhe riprodhimin normal, metabolizmin normal të karbohidrateve, acideve yndyrore dhe vitaminës A. Kontribuon në funksionet normale njohëse dhe sintezën e ADN-së dhe proteinave.
Vitamina K2 kontribuon në koagulimin normal të gjakut dhe ruajtjen e kockave normale.

Indikacionet

Parandalon dhe ndihmon në trajtinim e osteopenisë dhe osteoporozës.
Indikohet ne profilaksinë dhe trajtimin e rakitizmit dhe osteomalacisë.
Profilaksinë e rrezikut ekzistues të sëmundjeve të shkaktuara nga mungesa e vitaminës D3.
Ndihmon në rivendosjen e frakturave dhe lëndimeve sportive.
Funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në funksionimin muskulor
Rritja dhe zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve.
Marrja e reduktuar e kalciumit, magnezit, zinkut, vitaminës D3 dhe K2 në dietë

Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të konsumohet një kapsulë në ditë. Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

Detajet

Marka

Synergy

Kodi i produktit

FC-435493-OSTE

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme