Gjuha

Monedha

Login

Synergy – Synfoline (Folic Acid 400 mcg)

Përshkrimi

Synergy Synfoline (Folic Acid 400 mcg)
Acidi folik 400mcg ose Synfoline mundëson shtatëzaninë e sigurtë dhe mbrojtje për fëmijën.
Acidi folik ose vitamina B9 janë të nevojshme për çdo individ, por rekomandohet veçanërisht për gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë.
Acidi folik është i rëndësishëm për shumë procese në trupin tonë, veçanërisht në ndarjen, diferencimin dhe rritjen e qelizave të embrionit dhe fetusit. Është i rëndësishëm për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e të gjitha qelizave në trup. Luan rol në metabolizmin e qelizave nervore, dhe së bashku me vitaminën B12 është e nevojshme për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ai gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e aminoacideve thelbësore në trup dhe merr pjesë në uljen e niveleve të homocisteinës në gjak (nivelet e ngritura të homocisteinës çojnë në bllokimin e enëve të gjakut).
Acidi folik është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit dhe fëmijës në periudhën para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Acidi folik ndihmon zhvillimin normal të sistemit nervor të fetusit, duke parandaluar 50 deri në 70% të defekteve të tubit nervor. Mungesa e acidit folik (vitamina B9), mund të rrisë mundësinë e defekteve gjatë lindjes në tubin nervor (NTD), të tilla si spina bifida (kur shtylla kurrizore dhe palca kurrizore nuk formohen siç duhet) dhe anencefalia.
Në ditën e 28-të të shtatzënisë, tubi nervor i fetusit është tashmë i mbyllur. Është shumë e rëndësishme për gratë që planifikojnë një shtatzëni, të fillojnë marrjen e acidit folik, të paktën tre muaj para tij dhe minimalisht gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.
Marrja e acidit folik nuk është e nevojshme vetëm tek gratë shtatzëna. Marrja e tij nëpërmjet suplementeve është e dobishme për trupin edhe gjatë gjendjeve të tjera shëndetësore, si: anemia, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, presioni i lartë i gjakut, depresioni, infertiliteti, neurozat, pagjumësia, imuniteti i ulur, problemet me metabolizmin, infeksionet, memoria e dobët, stresi dhe lodhja kronike.
Mungesa e acidit folik shpesh shfaqet tek personat që kanë probleme me sistemin tretës, veshkat, mëlçinë ose konsumojnë alkool.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të merret një kapsulë Synergy Synfoline Acidi folik 400mcg  në ditë.

Detajet

Marka

Synergy

Kodi i produktit

FC-424207-SYN

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme