Gjuha

Monedha

Login

TesiPharm – Litevit

Përshkrimi

Litevit Shurup
Fëmijët gjatë rritjes kanë nevojë për marrje optimale të vitaminave dhe mineraleve në mënyrë që të jenë të shëndetshëm dhe të zhvillohen sipas parametrave normalë. I formuluar me 12 vitamina, 4 minerale dhe mjaltë, Litevit është një suplement i shkëlqyer për fëmijët.

Pa alkool, pa konservues, pa ngjyra artificiale, pa aroma artificiale

Përfitimet kryesore

Vitamina A ndihmon në rritjen normale dhe shëndetin e qelizave të organizmit. Forcon sistemin imunitar dhe është thelbësore për cilësinë e shikimit tek fëmijët.
Grupi i vitaminave B janë të rëndësishme për metabolizmin e fëmijëve, rritjen e oreksit, zhvillimin dhe funksionimin e duhur të sistemit nervor, forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e përgjithshme. Vitamina B12 ndihmon në sintezën e qelizave të kuqe të gjakut dhe mirëqenien e sistemit nervor.
Vitamina D3 ka rëndësi të madhe në procesin e osifikimit, absorbimin e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Përforcon kockat dhe dhëmbët, si dhe fuqizon sistemin imunitar. Kjo vitaminë është veçanërisht e nevojshme për të parandaluar rakitizmin.
Vitamina E dhe C janë antioksidantë të fuqishëm, forcojnë imunitetin dhe reduktojnë rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh.
Jodi është një mikroelement tepër i rëndësishëm për zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor tek fëmijët. Pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë performancë të ulët të aftësive konjitive, vonesë në zhvillimin fizik dhe mendor, defekte në të folur dhe dëgjim, ulje të përqendrimit dhe vështirësi në të mësuar.
Magnezi është një mineral i domosdoshëm për shëndetin. Është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe shërben për përmirësimin e funksioneve të trurit, shëndetin e kockave, zemrës dhe aktivitetin e muskujve.
Mangani është një mineral që gjendet në organizëm në sasi shumë të vogla, por kontribuon në një sërë procesesh. Është përgjegjës për një strukturë më të mirë kockore, funksionimin e duhur të tiroides, rregullimin e nivelit të glukozës në gjak dhe metabolizmin normal të yndyrnave dhe karbohidrateve. Është gjithashtu i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit nervor qendror dhe vepron si antioksidant.
Zinku është një antioksidant i fuqishëm. Ai siguron rritjen dhe ruajtjen e të gjitha indeve dhe mbajtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm. Gjithashtu merr pjesë në sintezën e proteinave dhe ADN-së, materiali gjenetik në të gjitha qelizat.

Karakteristikat kryesore

I formuluar për t’u siguruar fëmijëve vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për rritje dhe zhvillim normal.
Forcon sistemin imunitar.
Kontribuon në mirëmbajtjen e kockave, dhëmbëve dhe funksioneve normale të muskujve.
Rekomandohet të përdoret tek të sëmurët gjatë dhe pas antibiotiko-terapisë.
Ndihmon në zhvillimin normal fizik dhe psikologjik të fëmijëve.
I dobishëm për të gjitha moshat në rastet me mungesë anutricionale.

Udhëzime mbi përdorimin

Fëmijët mbi 3 vjeç: 3 x 5 ml (1 lugë çaji)
Të rriturit: 3 x 10 ml (2 lugë çaji)

Detajet

Marka

TesiPharm

Kodi i produktit

FC-687243-MELIO2

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme