Gjuha

Monedha

Login

Tonital – Flakonë me aminocide & vitamina

Përshkrimi

Tonital Flakonë me aminocide & vitamina
Tonital janë ampula me aminoacide që rekomandohen në rastet e lodhjeve fizike dhe mendore. Aminoacidet e pranishme në këtë përbërje nxisin në mënyrë efektive trupin.
Ndihmojnë në relaksimin fizik, mendor, emocional, reduktojnë tensionin nervor dhe ndihmojnë në ripërtëritjen e trupit pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo dhe sëmundjeve.
Tonital mundëson marrjen e dozës ditore të aminoacideve esenciale (aminoacide që nuk mund të prodhohen nga vetë trupi – duhet të merren me anë të dietës ushqimore).
Ndihmon tek fëmijët dhe të rinjtë në periudha të ngarkesës mendore nga studimet ose që kryejnë aktivitet fizik dhe nuk kanë një dietë ushqimore të mjaftueshme.
Mund të përdoret me siguri të plote tek fëmijët (mbi 10 vjeç), të rriturit dhe të moshuarit pasi nuk shfaq asnjë kundërindikim apo efekt anësor.
Tonital përmban:

Argnininë – aminoacid esencial që merr pjesë në sintezën e proteinave ( proteinave strukturore, enzimave, proteinave të gjakut, etj.).  Ndihmon në detoksikimin e trupit.
Glutaminë – luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e trupit dhe kryesisht në metabolizmin e indit nervor. Ndihmon në detoksikimin e trurit.
Phosphoserine dhe phosphothreonine – marrin pjesë në sintezën e acideve nukleike dhe shumicës së fosfoproteinave në tru. Fosfori që përmbajnë përdoret nga trupi si burim energjie.
Hydroxycobalamine – E njohur ndryshe si Vitamina B12. Ndihmon në sintezën e proteinave të përfshira në biosintezën e acideve nukleike.
L-Threonina – është një aminoacid thelbësor që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të duhur të proteinave në trup. Është e rëndësishme për formimin e kolagjenit, elastinës dhe smaltit të dhëmbëve, dhe ndihmon funksionin e mëlçisë dhe lipotropinë kur kombinohet me acidin aspartik dhe metioninën.

Tonital mbështet qelizat me elementët që ato kanë nevojë pa shtuar elemente kimikë jo normal për trupin.
Udhëzime mbi përdorimin
Për të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç: 1 flakon, përpara mëngjesit. Hiqni kapakun metalik të shishes. Shtypni pistonin e kuq që përbërësit e kapakut të bien në tretësirë. Tundeni mirë shishen. Hiqeni kapakun dhe holloni tretësirën në një gotë me ujë.

Detajet

Marka

Tonital

Kodi i produktit

FC-3216-PIMR0043

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme