Gjuha

Monedha

Login

Vichy – Dermablend krem pudër korrektor

Përshkrimi

Vichy – Dermablend krem pudër korrektor
Krem me mbulim të lartë, me qëndrueshmëri afatgjatë, i përshtatshëm të mbuluar imperfeksionet e vogla deri ato më të moderuara të lëkurës, duke përfshirë aknet dhe njollat, rrathët e errët, ngjyrёn jo-uniforme, rosacea, skuqjet, vitiligo, tatuazhet dhe plagët. Dermablend Corrective Fluid Foundation është formuluar me përqendrim 25% të pigmentit për të lënë një përfundim të përsosur. Pigmentet e lёkurёs dhe krem pudrёs shkrihen tek  njёra-tjetra, duke siguruar deri në 16 orë qendrueshmëri, mbulim të barabartë dhe hidratim 24-orësh. I përshtatshëm për të gjitha moshat dhe të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Përbërësi kryesor dermatologjik është Uji mineral Vichy.
Ofron mbulim të lartë
Qendrueshmëri afatgjatë deri në 16 orë
Mbulon imperfeksionet në lëkurë dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës
Struktura e lehtë e lëngshme përhapet lehtësisht në lëkurë
Ofron hidratim 24-orësh
Mbron nga dielli, me SPF 35
Jo komedogjen, pa parabene dhe hipoalergjik

  Udhëzime mbi përdorimin
Përdorni Vichy Dermablend Fluid Foundation për të krijuar mbulim në fytyrë ose trup.
Para aplikimit tё korrektorit, aplikoni kremin e ditёs nё lёkurёn e pastruar. Aplikoni njё sasi  tё vogёl krem pudre dhe pёrhapeni duke kryer lёvizje tё  vogla rrethore me majat e gishtёrinjve, ose me njё furçё, pёr mё tepёr rezultat. Shpёrndajeni lehtё  me lёvizje nga brenda-jashtё  pёr njё shpёrndarje uniforme dhe tё shpejtё  tё produktit nё gjithё fytyrёn. Pёrhapeni me butёsi nga brenda-jashtё, duke e masazhuar  lehtёsisht fytyrёn.
Përhapeni edhe  poshtë në drejtim të qafës, dhe më pas jashtë deri te veshët dhe deri në vijën e flokëve. Përsëriteni aplikimin derisa të arrihet mbulimi i dëshiruar.
Ka katёr nuanca  natyrale sipas ngjyrёs sё fytyrёs.

Detajet

Marka

Vichy

Kodi i produktit

FC-2629-3337871316617

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme