Gjuha

Monedha

Login

Youth Lab – Retinol Reboot Serum

Përshkrimi

Youth Lab – Retinol Reboot Serum
Serumi Retinol Reboot nga Youth Lab shton prodhimin e kolagjenit, duke trajtuar linjat më të imëta dhe rrudhat, duke reduktuar bakteret që shkaktojnë shpërthime aknesh në lëkurë, duke balancuar hidratimin, për një ton më të ndritshëm, më të njëtrajtshëm të lëkurës, pa irritime.
Linja “Retinol Reboot”, një linjë produktesh inovative, shumë efikase, me vitaminë A, që rikthen funksionet qelizore, të cilat pakësohen me kalimin e kohës dhe “i kujton” qelizave të sillen, si kur ishin të reja dhe të shëndetshme. Ky serum përshpejton shkallën e metabolizmit qelizor, për rinovimin e shpejtë qelizor, dhe rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rregulluar prodhimin e sebumit dhe duke ofruar veprim antibakterial. Gradualisht, falë veprimit të saj, linjat e imëta dhe rrudhat zbuten dhe lëkura rikthen pamjen e saj të shndritshme, të shëndetshme, pa irritime apo thatësirë.
Ky trajtim intensiv, kombinon serumin e avancuar Retinol Reboot për fytyrën, kremin e natës Retinol Reboot dhe serumin e fuqishëm të syve Retinol Reboot, ofron veprim të fortë rigjenerues.
Produkti është i testuar dermatologjikisht, jo komedogjen, pa paraben, pa gluten dhe i përshtatshëm për veganët.

Për të gjitha llojet e lëkurës, përveç asaj të ndjeshmes
Për lëkura me papërsosmëri ose tendencë për rosacea/skuqje
Zbut linjat e holla dhe rrudhat
Njëtrajtëson tonin e pabarabartë të lëkurës dhe zbut vrazhdësinë

Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni mirë para përdorimit.
Aplikojeni në mbrëmje pas pastrimit, vendosni 4 pika në fytyrë dhe qafë dhe më pas aplikoni një krem ​​hidratues, ose (për rezultate më të mira) Retinol Reboot Night Cream.
Fillimisht aplikojeni 3 herë në javë për dy javë. Rriteni gradualisht frekuencën derisa ta përdorni çdo natë.
Në rast acarimi, zvogëloni shpeshtësinë e përdorimit ose para përdorimit aplikoni një produkt të butë hidratues, të pasur me përbërës anti-inflamator ose qetësues. Nëse simptomat vijojnë, bëni një pushim të shkurtër derisa lëkura të kthehet në normalitet dhe kufizoni përdorimin e saj gjatë natës, nga një deri në tre herë në javë.
Për ta aplikuar atë gjatë ditës, kërkohet përdorimi më pas i një kremi kundër diellit me mbrojtje të lartë, siç është kremi i ditës kundër ndotjes së City Guard SPF 50.

Detajet

Marka

Beauty Fair

Kodi i produktit

FC-404534-5200142100261

Grupmosha

All ages

Etiketat

farmacity-import

Produkte të ngjashme